Prej disa ditësh po përflitet se rep artistja Tayna ka kaluar nën menaxhimin e Xhani Demikës.
Gazetari Labinot Nimani, përmes një postimi në mediat sociale ka thënë se këto pretendime janë të pavërteta.
Tayna dhe Demika janë në bisedime e sipër për arritjen e një marrëveshjeje, që ky i fundit ta mbajë rolin vetëm të agjentit të datave për koncertet e rep artistes – por as për këtë dyshja akoma nuk janë dakorduar plotësisht.
Madje, është në pikëpyetje nëse Tayna do të ketë një menaxher të ardhshëm, pasi që tash e tutje, ajo dëshiron të menaxhojë vetëveten e saj.