Robert De Niro është shprehur i kënaqur me faktin se ish-presidenti amerikan Donald Trump, u shpall fajtor për të 34 akuzat në rastin e financimit të yllit porno Stormy Daniels.
Kur Page Six u takua me aktorin në qytetin e Nju Jorkut të enjten në mbrëmje në shfaqjen e filmit të tij të ri “Ezra” në Cinema Society, ne e pyetëm se sa i emocionuar ishte për lajmin.
“Përgjithësisht jam i lodhur. Nuk dua të emocionohem për asgjë”, tha ai dhe shtoi: “Është ashtu siç duhet. Drejtësia u vendos. Kjo është e gjitha”.
I pyetur nëse mendon se Trumpi mund të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, 80-vjeçari De Niro u përgjigj: ”Për mua, nuk ka mbaruar derisa të përfundojë”.