Portieri i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Mustafë Abdullahu, dje ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së fundit të ekipit.
Dëmtimi ka ndodhur para miqësores me Kombëtaren e Norvegjisë, në Oslo, më datë 5 qershor.
Portieri i Tiranës nuk ishte me fat gjatë stërvitjes së fundit me ekipin, pasi pësoi lëndim në hundë.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, portieri 20-vjeçar vazhdoi stërvitjen me grupin.