-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Ushtarakët e rinj po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, dhe shefin e stafit të shtabit të përgjithshëm të FSK-së, Ilir Qeriqi, vizituan ushtrimin fushor të kadetëve në Akademinë e Mbrojtjes “Kampi i avancuar 2-24” që po zhvillohet në rajonin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Maqedonci ka shkruar se ushtarakët e rinj po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO-s.

“Ushtarakët tanë të rinj, e ardhmja e mbrojtjes së vendit janë duke u shkolluar sipas standardeve më të larta të NATO’s, aty ky Kosova synon të anëtarësohet!

“Sot së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë se Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefin e Stafit të Shtabit té Pérgjithshém Té FSK-së, Gjeneralbrigade Ilir Qeriqi vizituam ushtrimin fushor të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes, “Kampi i Avancuar 2024” që po zhvillohet në rajonin e Gjakovës.

Tejet i kënaqur me të arriturat, gatishmërinë dhe moralin e lartë të kadetëve të shfaqur në të gjitha aktivitetet të realizuar në kuadër të “Kampit të Avancuar” që njëherësh është edhe ushtrimi vlerësues kulmor për kadetët, ku vlerësohen aftësitë e tyre operacionale dhe taktike në terren“, ka shkruar mes tjerash Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img