Policia e Kosovës ka asistuar Inspektoratin sot në rrëzimin e një objekti të nisur për xhami në fshatin Shkabaj, aksion ky që nuk shkoi siç duhet. Një person u arrestua pasi po dyshohet se ka penguar Policinë të kryejë detyrën.
Banorët e këtij fshati kanë kundërshtuar këtë vendim, ku është përdorur edhe sprej për ta vënë situatën nën kontroll.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se një person është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Policia vetëm po asiston inspektorët komunal. Sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një personit është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.