-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci dhe Jashari vizitojnë kadetët gjatë ushtrimit fushor “Kampi i Avancuar 2024”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant, Bashkim Jashari dhe Shefi i Stafit të SHP-së gjeneral brigade, Ilir Qeriqi, vizituan kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) në ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar 2024” që po zhvillohet në Gjakovë.

Delegacioni u prit nga komandantja e QSU-së , major Mimoza Budeci e cila i njoftoi me aktivitetet, të arriturat, gatishmërinë dhe moralin e lartë të kadetëve të shfaqur në të gjitha aktivitetet të realizuar në kuadër të “Kampit të Avancuar”, që njëherësh është edhe ushtrimi vlerësues kulmor për kadetët, ku vlerësohen aftësitë e tyre operacionale dhe taktike në terren.

Ministri dhe komandanti i FSK-së e përgëzuan KOMQSU, Maj Budeci dhe stafin për organizimin, angazhimin dhe rezultatet e arritura dhe theksuan që ky është një moment i rëndësishëm për të përmbyllur vlerësimet finale të kadetëve për këtë vit akademik.

Qendra për Studime Universitare ju ofron kadetëve një program shkollimi i cili i përgatit ata që pas diplomimit të shërbejnë si oficer me vlera të larta ushtarake, akademike dhe operacionale. Përmes trajnimit të tyre të vazhdueshëm në fushat e ndryshme si strategjia, taktikat dhe menaxhimi i krizave, kadetët zhvillojnë një vizion të gjerë për të kuptuar dhe përballur me sfidat më komplekse të spektrit të mbrojtjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img