Sipas gazetarit Ilir Mirena, kryeministrit Kurti “i erdhi puna të trokas” në derë të Partisë Demokratike të Kosovës, në lidhje me takimin mes tij dhe kreut të kësaj partë.
Megjithatë, Mirena ka vlerësuar se këtë takim PDK nuk arriti ta shfrytëzonte në favor të saj duke thënë se “nuk ke në gjendje me kapitalizu”.
“Erdh puna që Albin Kurti me dalë në dark me PDK-në e me i thënë hajde e gjejmë një zgjidhje për më dalë prej kësaj situatë. I erdh puna Albin Kurtit me trokitë në derë të PDK-së, mbi këtë emër e ka ndërtu gjithë karrierën e tij politike. Më vjen keq që PDK-ja nuk ke në gjendje me kapitalizu këtë, me kthy në favor të vetin”, ka thënë Mirena në “Pressing“.