Deputeti i VV-së, Dimal Basha, është tallur me LDK-në dhe AAK-në, që kanë refuzuar të shkojnë në zgjedhje përmes shpërndarjen së Kuvendit.
Ai ka imagjinua një bisedë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe dy partive opozitare.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka prezantuar bisedën e plotë imagjinare.
“𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Qeveria ma e keqe që kemi pas! Duhet zgjedhje patjetër që me pru një qeveri të re!
𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Ani a po doni shkojmë në zgjedhje?
𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Ja jo, veç ti nëse ki qef me hjek dorë!
𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Po unë s’po ankohem për qeverinë time, ju po thoni duhet zgjedhje!
𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Kemi ba hajgare, rri se shumë mirë o ka shkon!
𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Faleminderit, vazhdojmë!”, ka shkruar ai.