8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Debat mes përfaqësuesit të LGBT-së dhe Hoxhë Enes Limanit

Aktivisti nga Tirana i komunitetit LGBTIQ, Altin Hazizaj, ka thënë se një vend si Kosova duhet të ketë hapësira të sigurta për të gjitha komunitetet që jetojnë në vend.

Hazizaj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka thënë se për një vend si Kosova që ndërton demokraci, dhe që sipas tij, e bënë këtë më mirë se Shqipëria, çështja e debatit për të drejtat e komunitetit LGBTIQ nuk mund të bëhet vetëm mes personave të këtij komuniteti dhe hoxhës.

“Për një vend si Kosova që ndërton demokraci, dhe mua në Shqipëri më duket se po ndërton demokracinë më mirë se Shqipëria, çështja e debatit për të drejtat e personave LGBTIQ nuk mund të bëhet vetëm mes personave LGBTIQ dhe hoxhës sepse nuk është debat midis fesë dhe komunitetit LGBTIQ”.

“Kjo është një vlerë për shoqërinë, nuk është vlerë që hedh poshtë moralin apo godet kishën apo xhaminë”, tha Hazizaj, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, mendimin e tij e kundërshtoi hoxha Enes Limani, i cili tha se komuniteti LGBTIQ e godet familjen tradicionale shqiptare.

“E godet familjen tradicionale sepse, po zhvishem prej petkut të hoxhës dhe po flas si një shqiptar tradicional. Ne jemi të mësuar të kemi shumë fëmijë, familjet tona nuk kanë nevojë për prindin një dhe prindin dy”.

“Familjet tona nuk kanë nevojë që të adoptojnë fëmijë njerëz që s’janë në gjendje të bëjnë fëmijë. Ne askujt s’ia shkelim të drejtat, por vetëm tregojmë se kjo është një shthurje”, tha Limani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img