Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ndonëse nuk arriti të fitojë ndonjë trofe sivjet, megjithatë ai arriti ta ‘rrëmbejë’ një çmim të rëndësishëm në aspektin personal.
Arteta, u shpall trajneri i vitit në Premier League.
Çmimi atij iu nda nga Globe Soccer, në një ceremoni të mbajtur në Itali.
Strategu spanjoll, këtë edicion i udhëhoqi “Topçinjtë”, në garë për titullin kampion deri në xhiron e fundit.
Por, në fund Manchester City arriti ta rrëmbej titullin e katërt rresht.