Duke filluar nga ora 10:00, në Kuvend do të lansohet faza e dytë e projektit “Më Shumë Zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Kosovë”.
Në këtë organizim do të marrin pjesë disa deputetë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ambasadori austriak, George Schnetzer, si dhe udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani.
Faza e parë e këtij projekti u lansua 3 vite më parë, raporton Indeksonline.
Në takimin e asaj kohe u diskutua mbi rëndësinë e mirëqenies se punëtorëve, si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik./Indeksonline/