2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Me kërkesë të MPB, MD nis punën për ashpërsimin e disa dënimeve dhe heqjen e atyre me gjoba

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka filluar punën Grupi punues për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se iniciativa për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga kjo Ministri kanë propozuar heqjen e disa dënimeve alternative, harmonizimin e neneve përkatëse të Kodit me aktet relevante ndërkombëtare, si dhe harmonizimin e neneve brenda vet Kodit, përfshirë këtu riformulimin e një pjese të tyre.

Sipas Sallahut, heqja e dënimeve alternative përfshirë ato me gjobë dhe ashpërsimi i disa dënimeve kryesore do të siguroj se drejtësia shërben si një mjedis korrektues, duke ofruar mundësi për riedukim për personat e dënuar.

“Ndërsa sa i përket ndryshim/plotësimeve për veprat penale në fushën e aviacionit civil, zëvendësministri Sallahu tha se mund të sigurojmë që Kodi Penal të reflektojë realitetin aktual dhe të jetë i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore. Krejt në fund zëvendësministri Sallahu tha se beson se përmes punës së përbashkët do të arrijmë rezultate të mira në ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img