-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Duam dorëheqjen e Kurtit, por mundësia e vetme është shpërndarja e Kuvendit

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se edhe partia ku ajo bën pjesë do të preferonte dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, por që siç tha ajo një gjë të tillë s’mund ta imponojnë, ashtu sikur edhe nuk i kanë numrat për ta shkarkuar qeverinë.

Çitaku e PDK-së tha se s’mund të operohet me dëshira, dhe mundësia e vetme është të shkohet në zgjedhje të reja përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Fillimisht dua ta qartësoj që PDK-ja nuk ka asnjë shtizë për opozitën për kolegët tanë opozitë. Ne sigurisht që do të preferonim që kryeministri Kurti të jep dorëheqje, mirëpo dorëheqja nuk është një akt i cili ne si opozitë mund ta imponojmë sikurse që nuk i kemi numrat e mjaftueshme që ta shkarkojmë qeverinë e kryeministrit Kurti. Në politik nuk operohet me dëshira, por me të mundshmen dhe në këtë moment e mundshme është të shkohet në zgjedhje të reja përmes shpërbërjes, përkatësisht shpërndarjes së Kuvendit. Ne të gjithë po pajtohemi së paku ne si opozitë edhe PDK-ja edhe LDK-ja edhe AAK-ja që vendi ka nevojë për zgjedhje që qeveria nuk është duke bërë punën e saj, që qeverisja është e dobët, që raportet e Kosovës me aleatët janë acaruara, që ekonomia në vend ka stagnuar, që migrimi është duke shënuar parametra të dhimbshëm”, thotë Çitaku.

Ajo tha se opozita pajtohet që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, e se qeveria s’është duke e bërë punën e saj, dhe që po qeverisët dobët.

Ndërsa mosgatishmërinë e partive tjera për takim me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, e sheh të gabuar. Thotë se nuk i kanë sulmuar as partitë tjera kur janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Nëse të gjithë po pajtohemi që këto janë fakte atëherë detyra jonë si opozitë posaçërisht mandatin sa më parë t’ua kthejmë qytetarëve. Tash ne po synojmë të bashkërëndohemi me opozitën, kryetari Krasniqi është takuar para se të takohet me kryeministrit Albin Kurti, është takuar me kryetarin e LDK-së dhe me kryetarin e AAK-së, ata kanë vendosur që mos t’i përgjigjen kërkesës për një takim me kryetarin e LVV. Kjo është si të themi në domenin e përgjegjësive të tyre, ne jemi subjekte politike të ndryshme me identitet politik të ndryshëm edhe secili mban përgjegjësi dhe që i ndërmerr vet. Ka pasur raste në të kaluarën që ftesave të ngjashme u janë përgjigjur kolegët tanë në opozitë dhe ne nuk kemi shkuar por nuk i kemi sulmuar pse ata janë takuar me kryeministrin Kurti”, u shpreh Çitaku për Ekonomia Online.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img