1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për Financial Times: BE-ja e SHBA-ja po sillen ‘shumë butë’ ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar shumë të buta ndaj Serbisë dhe duhet t’ia caktojnë një ultimatum për t’i vënë sanksione Rusisë.

Në një intervistë për “Financial Times”, Kurti ka thënë se Beogradi duhet të rreshtohet kah Perëndimi ndaj Moskës në mënyrë që t’i japë Kosovës siguri se është e përkushtuar në normalizim raportesh.

Brukseli dhe Washintgoni “duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin afat kohor Serbisë… që t’i vë sanksione Federatës Ruse dhe të ndalë përpjekjet që të ulet në tre ose katër stola”, ka thënë Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ruajtur raportet e ngushta me Kremlinin dhe Pekinin. Vuçiqi ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë.

“Sapo që Serbia t’i vë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.

Ai ka pranuar se “nganjëherë ka dallime” me aleatët euroamerikanë “kur bëhet fjalë për strategjitë, operimet dhe taktikat në terren në njërën anë, dhe kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë”, por jo mbi vlerat dhe parimet.

Sipas tij, përpjekja “e butë” e Perëndimit “ishte pasojë e të pasurit shpresa të larta se sa më shpejt Serbia do të hidhet në kampin demokratik perëndimor”.

“Në këndvështrimin tim, kemi pritur shumë gjatë që ende të kemi shpresë”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img