2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Afrim Gashi jep dorëheqje nga pozita si kryetar i Alternativës

Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, sot derisa u mbaj një mbledhje e Kuvendit Qendror të këtij subjekti politik në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftim thuhet se arsye se pse dha dorëheqje Gashi ishte kandidimi i tij për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror të Alternativës, të mbajtur të enjten (më 23 maj 2024), mes tjerash, u diskutua edhe kandidatura e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img