2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i kthen përgjigje Krasniqit: AAK nuk lëvizë nga qëndrimi, Qeveria të dorëhiqet ose shkarkohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ua ka propozuar datat për zgjedhje, 30 qershorin dhe 7 korrikun.

Haradinaj në përgjigjen e tij thotë se “Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”.

“Të nderuar qytetarë,

Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img