PrishtinaPress ka realizuar një analizë rreth drejtorive më të suksseshme deri më tani në qeverisjen e kryetarit Rama në Komunën e Prishtinës.
Sipas vlerësimeve tona dhe asaj që kemi dëgjuar në terren, drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave, Lulzim Fushtica është ndër drejtorët më të suksesshëm në Komunën e Prishtinës.
Fushtica ka qenë një ndër drejtorët më aktiv gjatë këtij mandati të kryetarit Përparim Rama, ai poashtu ishte i pranishëm dhe i hapur për media pas çdo rasti të ndodhur në Kryeqytet.
Kurse, një ndër drejtorët “dështak” të këtij mandati është ish-drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.
Gjatë kohës sa ishte drejtor qytetarët kanë pasur ankesa të shumta me problemet e mbeturinave gjë që ish-drejtori Musliu nuk arrinte t’a kontrollonte në mënyrën e duhur.
Si pasojë e menaxhimit të dobët Ilirik Musliu u shkarkua nga vet kryetari Përparim Rama.
Nga më të suksesshmit në radhë është, Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferi i cili poashtu ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë mandatit të tij.
Nga puna e tij vlen të përmendet plani i Rrugës “A” i cili cilësohet si projekti më i rëndësishëm i Prishtinës sipas tij.
Edhe drejtori i tanishëm i ri në detyrë, Bekim Brestovci po pëlqehet puna e tij nga qytetarët, pasi ka filluar zgjidhjen e problemit të mbeturinave.
Brestovci poashtu ka futur në funksion mijëra kontejnerë të rinj për zgjidhje sa më të mirë për një kryeqytet të pastër.
Me suksese të shumta gjatë mandatit ishte edhe ish-drejtoresha e Arsimit nga ana e PDK-së, Besianë Musmurati e cila me të hyrë në pozitë tregoi se nuk do të ketë punësime partiake në shkolla, si dhe shtoi në funksion që në secilën shkollë të ketë mjeshtër të shkollës.
Me më pak punë në terren është vlerësuar Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, i cili nuk është se ka pasur ndonjë sukses sidoemos me problemet e kafiterive, restauranteve me pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura dhe me zhurmën e tyre gjatë natës.