PSG shënoi fitore ndaj Lyon me rezultat 2-1 në finalen e Kupës së Francës, duke marr trofeun e dytë sezonal.
Parisienët e nisën fuqishëm duke krijuar tri raste në pesë minuta me Lucas Beraldo, Bradley Barcola dhe ëarren Zaire-Emery, por që nuk arritën të shënonin.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli, kur Nuno Mendes asistoi te Ousmane Dembele i cili shënoi për 1-0.
PSG vazhdoi me sulme, dhe në minutën 34-të, arriti të shtojë epërsinë e golin e Fabian Ruiz për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë Lyon u kthye në lojë, kur Jake O’Brien shënoi pas asistimit të Rayan Cherkit për 2-1.
Nicolas Tagliafico iu afrua barazimit, ndërsa Dembele kishte rast ta mbyllte ndeshjen, por nuk ia doli.
Jake O’Brien tentoi të barazojë në minutën e 77-të, por sërish Lyon nuk kishte fat.
As katër miunutat e lojës shtesë nuk sollën gola të tjerë dhe PSG fitoi edhe Kupën e Francës.