Toni Kroos ka marrë një trajtim mbretëror në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi ku Real Madridi luan kundër Real Betis.
Para fillimit, mesfushori gjerman mori një gardë nderi nga shokët e tij të Real Madridit dhe dukej shumë i kënaqur nga kjo.
Për nder të tij, lojtarët kishin veshur edhe fanella ‘Kroos 8’. Jo vetëm kaq, por një pjesa e tifozëve në “Santiago Bernabeut” vendosën të zbulojnë një pankartë të madhe për nder të tij.
Aty shkruante:”Gracias Leyenda” dhe kishte një foto të Kroos në mes me fjalët “22”.
Kjo simbolizonte numrin e titujve që ai ka fituar me Los Blancos deri më tani.
Kroos do të synojë të prodhojë një paraqitje të mrekullueshme dhe të emocionojë besnikët e “Santiago Bernabeut” për herë të fundit si lojtar i Real Madridit.