6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

FSK-ja mohon se i lënduari nga mjeti shpërthyes në Gjakovë është pjesëtar i tyre

Një person ka mbetur i lënduar sot nga një mjet shpërthyes në fshatin Babaj Bokës të Gjakovës.

Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vëllazërim Qerimi, për Klankosova.tv i ka mohuar raportimet ne media se i lënduar është pjesëtar i FSK-së.

“Nuk është e vërtetë që personi i lënduar në Babaj Bokës të Gjakovës i takon personelit të  FSK-së. Dje ka përfunduar ushtrimi fushor në këtë fshat, por asnjë pjesëtar i FSK-së nuk është lënduar”, tha Qerimi.

Ndërsa, për sa i përket sigurisë në poligonin ushtarak që ndodhet në Babaj Bokës, Qerimi tha se ai nuk është i rrethuar, pasi hapësira është qindra metra katrorë.

“Poligoni nuk është tërësisht i rrethuar, pasi hapësira është tejet e madhe, janë qindra metra katrorë. Por, në të gjitha pjesët është e shënjuar se është zonë ushtarake”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img