I është caktuar masa prej 30 ditëve paraburgim, Agron Gashi, i cili dyshohet për tentim vrasje.
Kështu u bë e ditur sot në Gjykatën Themelore në Pejë, ku kjo e fundit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për këtë masë.
Agron Gashi dyshohet se mbrëmjen e së mërkurës ka shtënë me armë zjarri në Pejë, saktësisht tek vendi i njohur si Furra Ahmeti, ku ka plagosur tre persona.
Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa për të dyshuarën për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale, Liridona Gashi është caktuar arrest shtëpiak po ashtu për një muaji.
Lajmin “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri.