Dy persona, njëri prej të cilëve i mitur, janë arrestuar për rrëmbim në Prishtinë.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarve A. K. (18) dhe Y. S., i mitur, ka ardhur si rezultat i një pune intensive hetimore, pas denoncimit të rastit, duke mos dhënë më shumë detaje.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorë në rast.
Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.