-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Përpos për ndaljen e ofensivës, GjND-ja i jep Izraelit edhe tre urdhra të tjerë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të premten e urdhëroi Izraelin që ta ndalë menjëherë ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duke e përmendur si arsyetim “rrezikun e menjëhershëm” ndaj popullit palestinez. Megjithatë, gjykata ndërkombëtare me seli në Hagë lëshoi edhe tre urdhra të tjerë ndaj këtij shteti.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për marrjen e masave emergjente në rastin e paraqitur nga Afrika e Jugut, ku Izraeli akuzohet për gjenocid.

Rrjedhimisht:

1. GjND-ja e urdhëroi Izraelin që të sigurojë qasje në Rripin e Gazës për hetuesit, raporton agjencia “Reuters”.

2. GjND-ja e urdhëroi Izraelin që ta hapë pikëkalimin kufitar në Rafah për futjen e asistencës humanitare.

3. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithashtu e urdhëroi Izraelin që të dorëzojë brenda një muaji një raport rreth masave që i ka marrë.

Izraeli i ka mohuar akuzat për gjenocid. Në mbrojtje të këtij vendi kanë dalë Shtetet e Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img