Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e rregullt në të cilën po diskutohet për planin urbanistik të lagjes Kalabria.
Të zëshëm ishin deputetët nga opozita, AAK dhe AKR, të cilët kërkuan që komuna të ndryshojë mënyrën e planit urbanistik, raporton Kosovapress.
Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje, kurse kryetari Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për Kalabrinë.
Asamblisti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bahri Gashi, ka akuzuar komunën për tentim të betonizimit të Kryeqytetit.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të kryeqytetit i cili e ka kundërshtuar këtë gjë, duke thënë se “ne nuk betonizojmë, por bëjmë punë”.
Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe banorët e lagjes Kalabria të cilët nga Rama kërkuan t’i mbajë premtimet.
Dje, Klan Kosova raportoi për tentim e Përparim Ramës për kontrabandimin e draftplanit për zhvillimin komunal.