7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Përfaqësuesja gjermane: Rezoluta kërkon dhënien e llogarisë për Srebrenicën

Përfaqësuesja gjermane në OKB, duke prezantuar rezolutën theksoi se një prej qëllimeve të kësaj organizate është të ndalojë të ndodhin krimet e tilla si ato në Srebrenicë.

Ajo ka thënë se këto gjëra nuk mund të përsëriten më. “Ata që nuk e dënojnë të kaluarën janë të dënuar ta jetojnë”, tha ajo.

Ajo tutje theksoi se mbi 8.372 qytetarë të Bosnjës u ekzekutuan dhe se përcaktimi i Srebrenicës si zonë e sigurt nuk arriti të pengonte këtë krim.

“Gjenocidi i Srebrenicës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare, shënohet për çdo vit dhe jemi të përkushtuar që ta bëjmë këtë kujtese institucionale. Draft rezoluta po ashtu nënvizon kërkimin e dhënies së llogarisë. Kjo rezolutë nuk drejtohet ndaj askujt e as ndaj Serbisë. Ajo drejtohet ndaj kryerësve të krimit. Rezoluta gëzon një përkrahje të fuqishme edhe nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kemi vendosur t’i fusim amendamentet. Mali i Zi ka sqaruar se llogaridhënia nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi etnik. Kjo rezolutë synon pajtimin. Të gjitha grupet etnike që kanë qenë të përfshira në luftërat ballkanike kanë pasur humbje të mëdha. Kryesit e krimeve të tilla për gjenocid duhet të japin llogari. Çfarë mesazhi u ofrohet gjeneratave të ardhshme nëse Asambleja nuk e voton këtë rezolutë”, ka theksuar përfaqësuesja e Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img