Tre personat që u plagosën sonte me armë zjarri në Pejë tashmë kanë mbërritur në QKUK.
Doktori i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, ka njoftuar se gjendja e të plagosurve, sipas ekzaminimit fillestar, është e rëndë dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.
Kujtojmë se të plagosurit që sipas prokurorisë janë babai me të bijtë u plagosën sonte rreth orës 21:25.