2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet nga të gjitha akuzat Sinan Vllasaliu

Këngëtari Sinan Vllasaliu është liruar nga të gjitha akuzat, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

Gjykata e Prishtinës e ka refuzuar aktakuzën e Prokurorisë me të cilën e akuzon këngëtarin kosovar, Vllasaliu për shmangie nga tatimi.

Akuza e prokurorisë është refuzuar pasi vepra penale për të cilën akuzohej Vllasaliu ka arritur parashkrimin absolut, çka nënkupton se ka kaluar koha e paraparë ligjore për ndjekjen penale të të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangie tatimi”.

Aktakuzaka kishte paraparë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Për këtë veprim, ai ishte ngarkuar se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

Me këtë, ai ishte akuzuar se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./Indeksonline /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img