6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i BE-së për aksionin e Policisë në veri: Ngjarje shumë e padobishme

Pas Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), që reagoi ashpër kundër aksionit të Policisë së Kosovës në zyrat financiare në veri të vendit, janë deklaruar edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e cilësoi aksionin policor sit ë padobishëm, raporton Sinjali.

Në një konferencë për media që e mbajti sot, Stano tha se BE-ja se do të dalë sot pasdite me një reagim lidhur me këtë rast.

Gjatë operacionit policor që u zhvillua dje u mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi se konfiskoi “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”

DASH-i sot tha se ky aksion nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe përshkallëzon tensionet.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj – duke përfshirë ato të minoritetit serb – të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat”.

Sipas Departamentit të Shtetit, ky veprim minon perceptimet për mirëbesimin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img