-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Iranianët vajtojnë vdekjen e presidentit, burra e gra qajnë në shesh

Mbështetësit e qeverisë iraniane kanë filluar të derdhen në sheshet e Teheranit për ceremoninë e zisë, që nga momenti kur u konfirmua vdekja e presidentit Ebrahim Raisi.

Vajtuesit janë mbledhur në sheshin Vali-e-Asr në qendër të qytetit, duke mbajtur postera të Raisit dhe duke valëvitur flamujt palestinezë. Në pamjet e publikuara nga Associated Press duken disa burra në lot teksa mbajnë shtrënguar rruazat e lutjes dhe qajnë. Gra të veshura tërësisht me të zeza mbajnë në duar fotot e udhëheqësit të vdekur.

Megjithatë, raporton BBC, shume iranianë po festojnë vrasjen e Raisit në rrjetet sociale, por po përballen me kërcënime nga mbështetësit më aktivë të qeverisë.

Kleriku Moahmamd Mohamadi Tabar, në një postim në X shkruan se njerëzit “duhet të luten që Raisi ka mbijetuar dhe është mirë, përndryshe ne do t’u japim një goditje të fortë”. Këto kërcënime nuk kufizohen vetëm në mediat sociale të mbështetësve të regjimit. Krerët e drejtësisë kanë paralajmëruar se pjesëmarrësit në sjellje të tilla do të ndiqen penalisht.

Për presidentin iranian, ministrit të Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit të tyre, që u vranë në një aksident me helikopter në Iran të dielën, Iraku ka shpallur të martën ditë zie. Edhe Pakistani ka shpallur një ditë zie, ndërsa Libani dhe Siria njoftuan tre ditë zie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img