Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka shprehur ngushëllime popoullit iranian, me rastin e vdekjes së presidentit të tyre, Ebrahim Raisi.
Në platformën X, Vuçiq e vlerësoi lartë Raisin, për siç thotë të qenit mik i sinqertë dhe konsekuent i Serbisë, transmeton klankosova.tv.
”I shpreh ngushëllimet e mia popullit dhe qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, një mik i sinqertë dhe konsekuent i Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.
Megjithatë kundër këtij dedikimi të Vuçiqit kanë reaguar ndjekësit e tij në këtë platformë, të cilët i komentonin se ngushëllimet mos të shprehen në emrin e tyre, ndërsa e quanin Raisin, ndër vrasësit më të mëdhenjë në 20 vitet e fundit.