Policia, Njësia për Kontroll të Autostradave ka hasur në dy shoferë me vetura të tipit Golf, duke bërë gara të shpejtësisë.
Dy shoferët, në zonën 120 km/h po zhvillonin shpejtësi 189 km/h.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 400 eurove, nga katër pikë negative, si dhe u është marrë leja për dhjetë muaj.