-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Slobodan Milosheviqit. Atë kohë, brenda burgut janë vrarë 117 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 200 të tjerë. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, njëri nga të mbijetuarit e masakrës, Bislim Zogaj, rrëfen tmerrin e përjetuar atëkohë.

25 vjet më parë regjimi i Slobodan Milosheviqit kreu masakrën më të rëndë ndaj shqiptarëve në Burgun e Dubravës. Ani pse shumë vjet pas, me emocion flet njëri nga të mbijetuarit e masakrës, Bislim Zogaj.

Gjymtyrë të këputura, njerëz me pjesë të trurit jashtë e trupa të këputur në mes janë pamjet që Zogajt i kanë mbetur në kujtesë gjatë gjashtë ditëve sa zgjati Masakra në Dubravë.

Zogaj tha për RTK se për të mbijetuarit e masakrës është shumë i rëndë fakti që askush nuk u dënua për këtë krim makabër.

Gjatë datave 19, 20, 21, 22, 23 e 24 në masakrën e Dubravës u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë.

Tani brenda Burgut të Dubravës gjendet pllaka përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër. Kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë. Për kryerjen e këtyre krimeve ende nuk është dënuar askush.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img