14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Temperatura deri në 27 gradë, rrebeshe shiu e bubullima – moti për sot dhe dhjetëditëshin e fundit të majit

Mot shumë i ngrohtë pritet të jetë sot gjatë ditës në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Vonë në mbrëmje apo pas mesnate nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë shtrëngatë nga rajoni që mund të depërtojë në pjesë të vendit, që edhe mund të sjellë ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimalet shkojnë deri në 26C e 27C.

Nga dita e diel parashihet mot më i paqëndrueshëm.

“Edhe pse do të ketë intervale me diell, nga mesdita, e sidomos orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira që shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat mbesin të larta deri në 25C e 27C.  Të mërkurën parashihet mot pak më stabil, kryesisht me diell.  Minimalet luhaten ndrëmjet 12C e 15C”, thuhet në njoftim.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë edhe në dhjetëditëshin e fundit të majit.

“Me gjasë intervale me diell nuk mungojnë kryesisht orëve të para të ditës, derisa pasdite mund të zhvillohen rrebeshe shiu dhe bubullima.  Në raste edhe si stuhi me reshje më të dendura shiu, apo edhe breshëri lokalisht të shoqërura edhe me erëra çasti të fuqishme.  Temperaturat në pjesën e dytë të javës së ardhshme zbresin përreth normaleve në 20C e 23C, e në ditët e fundit pas datës 27, shënojnë rritje edhe mbi 25C”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img