2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dolën me gjysmën e trupit jashtë veturës, policia dënon disa persona në Shtime

Sot gjatë ditës policia e stacionit në Shtime kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën ” Tahir Sinan” në Shtime gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren njëkohësisht kanë shikuar edhe kamerat e sigurisë , kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë.

Ndaj tyre kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.” – thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img