Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar në lidhje me dështim e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Zemaj ka thënë se tani përgjegjësia ka adresë, duke u shprehur shumë i nervozuar.
“Tani përgjegjësia ka adresë.” – ka shkruar Zemaj.
Ai ka reaguar duke e shpërndarë një postim të tij në Facebook, të bërë më 16 prill, ku kishte thënë se Kosova është vetëm një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Vetëm edhe një hap i Kosovës që të bëhet anëtare e Këshillit të Europës (KiE). Tani përgjegjësia ka adresë” – kishte shkruar Zemaj një muaj më parë.