-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Çitaku: Sërish fitoi pushteti e jo shteti, shumë keq

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Çitaku ka thënë se edhe sot fitoi pushteti e jo shteti.

Postimi:

Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë. 

Pas përjashtimit të Rusisë në vitin 2022, PDK ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, duke dhënë mbështetjen e saj të parezervë. Fatkeqësisht, për arsye të ditura tashmë, edhe kjo mundësi u humb – e nuk e dijmë se kur do të na paraqitet prapë. 

Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img