Mediat sllovake pretendojnë se kryeministri sllovak është i vetëdijshëm dy ditë pas atentatit të dështuar, por është ende në gjendje të rëndë.
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pelegrini ka pasur rastin të bisedojë për herë të parë me presidentin e plagosur dje.
Ai tha se Fico ishte i vetëdijshëm, por ende në gjendje të rëndë dhe se mundi të fliste shkurtimisht me të.
– Gjendja e tij është shumë e rëndë, ka orë dhe ditë të rëndësishme përpara – tha ai.
Sipas informacioneve të “RTVS”, këshilli mjekësor duhet të mblidhet të hënën në spitalin Roosevelt dhe të vlerësojë gjendjen e tij shëndetësore, si dhe do të merret me një transferim të mundshëm në një institucion tjetër.