-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Lufta” tregtare mes Izraelit dhe Turqisë/ Tel Aviv anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ankaranë

Ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich njoftoi mbrëmjen e së enjtes se vendi i tij do të anulojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, në përgjigje të vendimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të ngrirë eksportet në Izrael.

Qeveria izraelite do të vendosë gjithashtu tarifa 100% për importet nga Turqia deri në fund të mandatit të Erdoganit, siç raporton Reuters. Ky propozim do t’i paraqitet kabinetit për miratim, shtoi Smotrich.

“Njoftimi i tij (Erdogan) për ndalimin e importeve në Izrael përbën një deklaratë të një bojkoti ekonomik dhe një shkelje serioze të marrëveshjeve të tregtisë ndërkombëtare të cilave Turqia është angazhuar. Nëse në fund të mandatit të Erdoganit, qytetarët e Turqisë zgjedhin një udhëheqës që është i arsyeshëm dhe jo një urrejtës i Izraelit, do të ishte e mundur të kthehej rruga tregtare me Turqinë,” tha Smotrich.

Në fillim të këtij muaji, Turqia tha se po ndalonte eksportet në Izrael gjatë kohëzgjatjes së luftës Izrael-Hamas, duke përmendur “përkeqësimin e tragjedisë humanitare” në territoret palestineze.

Por ministria Turke e Tregtisë ka thënë se kompanitë kanë tre muaj për të përmbushur porositë ekzistuese nëpërmjet vendeve të treta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img