-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Letërzotimi blof dhe gënjeshtër e madhe”, Meta thotë se po krijohet mosbesim te partnerët e Kosovës

Opinionisti, Bardhyl Meta ka folur rreth letërzotimit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që ka të bëjë me draftin e Asociacionit.

Meta ka thënë se kjo lëvizje është një blof që po iu bëhet partnerëve të Kosovës, dhe gjithashtu një gënjeshtër e madhe.

Kjo sipas Metë, shkakton mosbesim të madh.

“Qasja jonë është edhe serioze edhe e sinqertë, as nuk është serioze, aq më pak serioze, bile bile unë kam jetua në Perëndim për 20 vite, në Zvicër, dhe ofendimi më i madh, ose kualifikimi më i rëndë që i bëhet një njeriu, një kompanie, një shteti, një qeverie është kur të thonë se je joserioz”, tha Meta në Rubikon në Klan Kosovës.

“Nuk mund të jetë qasje serioze kur një ditë përpara, donë të dërgosh një zotim, se do ta shkruajmë një draft dhe do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”.

“Një lajthitje, një tendencë me i bë blof partnerëve, me iu bë blof të gjithëve, dhe në moment të fundit me dalë disi si faqebardhë e po bëjmë punë të mëdha”.

“Një blof i madh dhe një gënjeshtër e madhe që nuk lejohet as në diplomaci e askund, për arsye se shkakton mosbesim të madh”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img