Maraklitë e makinave siç njihen tashmë kudo në rrjet janë të obsesionuar me makinat e tyre, kryesisht të fokusuar në shpejtësinë e automjetit, duke injoruar shpesh ekspertizat e duhura për automjetin që vozisin dhe zhurmën e ndotjen e ajrit që ato e shkaktojnë.
Ekspertët e komunikacionit alarmojnë vazhdimisht për gjendjen e automjeteve në rrugë.
Sipas tyre, 25 për qind e shkakut për ndodhjen e aksidenteve është edhe vetë gjendja e brendshme e makinës.
Edhe pse ligjërisht çdo automjet i nënshtrohet kontrolleve teknike në baza vjetore, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, thotë se në vend, këto kontrolle bëhen vetëm “shkel e shko”.
Ahmeti kërkon që policët e trafikut të jenë më të vëmendshëm dhe të bëjnë kontroll të këtyre automjeteve.
Meqë, sipas tij, kjo është mënyra e vetme e mbetur për të vënë në linjë të rregullt këtë problematikë.