Hapat që ju propozuat nuk mjaftojnë…ndërsa propozimi juaj për draft të ri nuk është i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm aktualisht…rrezikoni realisht të mos anëtarësoheni në Këshillin e Evorpës pa përparim drejt Asociacionit.
Kështu i thuhet prerazi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tre shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian: Franca, Gjermania dhe Italia pas letrës së fundit të dërguar nga qeveria kosovare se do të draftojnë një statut të ri të Asociacionit si këmbim për futjen në agjendë të takimit ministerial të Këshillit të Evropës për pranim të Kosovës.
“Propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna”, i thanë tre liderët Kurtit.
“Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj”, i thonë ata Kurtit.