-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi për Ukshin Hotin: Punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Ukshin Hotin në 25-vjetotrin e zhdukjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Ukshin Hoti punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot, bëhen 25 vjet nga zhdukja e profesorit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti”, shkroi kreu i PDK-së në Facebook.

“Profesor Ukshini ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë”.

Ndër të tjera, Krasniqi tha se shteti i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi.

“Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti”.

“Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img