6.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Duka: Kemi aplikuar për Evropian në bashkëpunim me Serbinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë për “Opinion” ka ndarë lajmet për projektet e reja që synojnë të realizojnë.

Kreu i FSHF-së, Duka ka thënë se në bashkëpunim me shtetin serb, Shqipëria ka kandiduar për të zhvilluar aktivitetin për kampionatin evropian të 21-vjeçarëve. 

Armand Duka: Aktivitet i rëndësishëm shumë është edhe kampionati i 17-vjeçarëve në 2025 në Shqipëri dhe tani ne kemi aplikuar për të pasur Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve në 2027 në bashkëpunim Shqipëri-Serbi, do të jemi kandidatë të përbashkët.

– Po kandidatët e tjerë kush janë?

Armand Duka: Është Turqia një prej kandidatëve, jemi Shqipëri dhe Serbi, domethënë akoma nuk i di.

– Po organizimi, sa stadium ka Shqipëria?

Armand Duka: Duhen minimumi tetë stadiume për të organizuar një kampionat europian. Ne i kemi katër stadium aktualisht, kemi “Air Albania”, Elbasanin, Shkodrën, Kukësin që është në të njëjtën kategori, kategoria e katërt ku mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare. Dhe kemi për të ndërtuar edhe tre stadiume të tjera në mos gaboj Vlorë, Korçë edhe Durrës. /TV Klan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img