6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sot paralajmërohet prania e pluhurit saharian në kombinim me shi, nga nesër temperaturat rriten

Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin, nga sot do të fillojnë të largohen gradualisht nga rajoni ynë, duke u lënë vendin masave të ngrohta. Megjithatë, nuk pritet stabilizim i plotë dhe afatgjatë.

Kështu, këto masa më të ngrohta do të vijnë nga Afrika Veriore, duke bartur me vete edhe koncentrime të larta të pluhurit Saharian, të cilat në kombinim me reshjet e shiut, do të përzihen edhe me baltë.

Nga dita e premte priten intervale më të gjata me diell, përderisa pritet edhe ngritje e ndjeshme e temperaturave, rreth 30°C në Rrafshin e Dukagjinit.

Edhe të shtunën parashihet mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta, të cilat pritet të arrijnë rreth 30°C. Vonë pasdite apo në mbrëmje pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat mund të gjenerojnë reshje lokale shiu.

Të dielën mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht gjatë ditës pritet të ketë rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh. Temperaturat pësojnë ulje me ardhjen e reshjeve.

Pluhuri Saharian parashikohet të jetë prezent të paktën deri nga mesi i javës së ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img