Chelsea ka shënuar fitore 2:1 ndaj Brightonit në javën e parafundit të Premierligës, dhe tani janë shumë afër për të siguruar një vend në garat evropiane, ndërsa Manchester United ka shënuar fitore 3:2 ndaj Newcastle United.
Nga një sezon krejtësisht i dështuar, skuadra e Mauricio Pochettinos ka arritur të kthehet kandidate serioze për një vend në gara evropiane, fal paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit, e njëra nga këto paraqitje ishte sot ndaj Brighton.
Të kaltrit e Londrës ishin skuadër më e mirë në përgjithësi, duke pasur disa raste shënimi, ndërsa i dha shumë pak hapësira vendasve.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të, me Cole Palmer që shënoi për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë u shënua edhe një gol. Ishte Nkunku që dyfishoi rezultatin në minutën e 64-të, me shifrat që nuk ndryshuan deri në përfundim të ndeshjes.
Reece James në minutën e 88-të u ndëshkua me karton të kuq, vetëm 19 minuta pasi ishte inkudruar në lojë.
Brighton arriti ta shfrytëzonte këtë avantazh për të shënuar një gol në minutat shtesë me Welbeck për 2:1, por që ishte e pamjaftueshme për një rezultat pozitiv.
Chelsea tani me këtë fitore renditet në vendin e gjashtë, dhe ka gjasa të mira që në javën e fundit ta kërkojë edhe vendin e pestë, pozitë kjo që dërgon në Ligë të Evropës.
Ndeshja tjeter e mbrëmjes ishte mes Manchester United dhe Newcastle United, me këta të parët që i dhanë një ndihmë të madhe Chelseat me fitoren 3:1.
Kobe Mainoo shënoi golin e vetëm të pjesës së parë në minutën e 31-të, për 1:0, me tre gola të tjerë që u shënuan në pjesën e dytë.
Katër minuta pasi filluan 45 minutat e dytë, ishte Gordon që barazoi shifrat në 1:1.
Por Diallo me një gol të bukur në minutën e 57-të e ktheu avantazhin e Djajve të Kuq në 2:1.
Deri në fund të takimit, skuadra e Erik ten Hag shënoi edhe një herë për rezultatin 3:1, me golin që u realizua nga Hojlund.
Ndërsa Newcastle United në minutat shtesë shënoi për 3:2 me anë të Hall.
Newcastle dhe Manchester me këtë rezultat tani ndajnë pozitën e shtatë dhe të tetë me pikë të barabarta.