Ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi, u pyet edhe për Naim Murselin, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, gjatë një interviste në Frontal në T7.
Matoshi e ka quajtur “të tmerrshëm” veprimin e Mureselit.
Ai ka thënë më tej se Murseli nuk ka qenë pjesë e strukturave të AKR-së
“E kam njohur si person që imponohet, ajo që ky person e ka bo është e tmerrshme. Edhe në kohën sa e kom njoftë kam pas një mosdurim ndaj tij, këtë e dinë edhe kolegët që kanë qenë në parti për shkak të disa veprimeve të tij për mendimin tim jo të drejta. Ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të AKR-së. Por ai ka dalë dhe ka folë në emër të AKR-së dhe kjo nuk më ka pëlqy”, tha ai.