8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Kërkoj të zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë edhe për dy javë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që të zgjatet afati për regjistrimin e popullsisë.

Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që afati të zgjatet edhe për dy javë.

Nga rrjedha e deritashme e këtij procesi në komunën e Drenasit, me qëllim të përmbushjes së qëllimit të vet procesit, rëndësisë së tij, nga situata e deritashme e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në komunën e Drenasit, kërkoj të zgjatet procesi i regjistrimit edhe për dy javë.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Kërkoj të zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë

Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin Kurti, më 5.4.2024, kam paralajmëruar vështirësitë që e kanë përcjellë përgatitjen e regjistrimit të popullsisë dhe fillimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për pushtetin lokal dhe qendror dhe kam kërkuar zgjatjen e afatit.

Para kësaj, po ashtu, më 2 nëntor, kam ngritur shqetësimin lidhur me vonesat rreth procesit të rekrutimit, paraqitjes së vështirësive me aplikantët për regjistrues, për kohën e trajnimit dhe informimit.

Nga rrjedha e deritashme e këtij procesi në komunën e Drenasit, me qëllim të përmbushjes së qëllimit të vet procesit, rëndësisë së tij, nga situata e deritashme e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në komunën e Drenasit, kërkoj të zgjatet procesi i regjistrimit edhe për dy javë.

Këtë kërkesë me shkrim ia kam bërë kryeministrit Kurti dhe drejtorit të ASK-së, Avni Kastratit.

Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen, është obligim ligjor e moral, kështu e vlerësoni edhe vendbanimin – komunën Tuaj, edhe Kosovën!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img