0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendëskryeministri Bislimi takon kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth

Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nisi me një takim me Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth.

Në këtë takim të parë mes tyre, u biseduan një mori temash, në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img