1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Ai po akuzohet për vrasjen e ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, më 4 gusht të vitit 2023, në Prishtinë.

Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit, e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P.,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024  ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. P, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img