Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në njoftimin e Qeverisë së Gjermanisë, thuhet se temë e diskutimit ishte edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Scholz tha se shteti gjerman ofron mbështetje të vazhdueshme në këtë proces.
“Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në njoftim.
Të dy edhe Scholz edhe Vuçiq, ranë dakord për ta vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Kancelari dhe presidenti serb shkëmbyen mendime për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve”, thuhet tutje në njoftim.